Konjufca: Turp për mazhorancën nëse s’mund t’i mbajë 90 % të seancave

30 mars 2022 | 07:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se duhet t’u vijë turp deputetëve që vetëm nënshkruhen dhe nuk marrin pjesë në seancë.

Këtë kritikë e bëri për deputetët e LV-së për shkak të mospjesëmarrjes në seanca plenare.

“Unë mendoj që duhet t’i vijë turp asaj mazhorance e cila nuk e ka disiplinën dhe përgjegjësinë në atë nivel, që vetë të mund t’i mbajë mbi 90 për qind të seancave. Nëse e ke zgjedh qeverinë me 67 vota dhe nuk e ke kapacitetin së paku mbi 80 për qind të deputetëve t’i kesh të disiplinuar dhe të përgjegjshëm që të kalojnë ligje, jam kritik edhe ndaj teje si mazhorancë”, ka deklaruar Konjufca në KTV, duke shtuar se mazhorancë nënkupton kur je shumicë efektive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme Rusia është zotuar se do të…