Konjufca: U rikonfirmua partneriteti mes Kosovës dhe ShBA-së
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai u takua me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Konjufca tha se gjatë këtij takimi u konfirmua edhe njëherë partneriteti i ngushtë mes Kosovës dhe ShBA-së
“Kënaqësi të takohem me ish-përfaqësuesen e Dhomave të ShBA-së, Nancy Pelosi. Biseduam për progresin e Kosovës, zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë dhe rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer dypalësh. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të hapur përaspiratat euro-atlantike të Kosovës” , tha Konjufca.
Pleasure to meet w/ former U.S House @speakerpelosi. Talked about Kosova’s progress, recent political developments in our region & reaffirmed the ?? – ?? excellent bilateral partnership. Expressed our gratitude for her outspoken support of ??’s Euro-Atlantic aspirations. pic.twitter.com/Qb4nP48djg
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) March 28, 2023