Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras inspektoratin
20 tetor 2022
| 11:45
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përpara se ta nisë seancën ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e duhanit në bufe.
Ai ka thënë se kjo sjellje është e papranueshme, teksa i paralajmëroi se në rast se e njëjta do të përsëritet, do të ua thërras Inspektoratin.
“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, është shprehur Konjufca.
Më tutje, ai ua ka rikujtuar deputetëve se në çdo hapësirë të kuvendit dhe të institucioneve publike ndalohet pirja e duhanit, ku i ka ftuar që ky vendim së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit.