Konjufca uron Fitër Bajramin

29 mars 2025 | 22:58

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Konjufca tha se mësimet e sakrificës përgjatë Ramazanit, kulmojnë sot e që sipas tij, vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm.

“Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë e të atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”.

“Mësimet e sakrificës përgjatë muajit të Ramazanit, që kulmojnë sot në këtë ditë festive e që vijnë me sprovën e kaluar suksesshëm, skalisin shpirtin dhe fuqizojnë virtytin, e me to ecim më të fortë përpara në shoqërinë tonë, ku zë vend gjithnjë e më shumë solidariteti dhe përkujdesja gjithnjë e më e shtuar ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë për të”, shkroi Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi Futbollistik “Malisheva”, ka bërë të ditur se është kompletuar…