Konjufca uron Krishtlindjen ortodokse: Shëndet e begati për ata që e festojnë

07 janar 2025 | 12:16

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët e besimit katolik për Krishtlindjen ortodokse.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeparlamentari uron që sot e përgjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përshkushtimi ndaj më të mirë për njëri-tjetrin dhe për shoqërinë tonë.

“Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse të gjithë qytetarëve tanë të këtij besimi! Në frymën e kësaj feste të shpresës, harmonisë dhe paqes, uroj që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj më të mirës për njëri-tjetrin dhe për shoqërinë tonë. Kjo ditë e shënuar e Krishtlindjes Ortodokse të kalendarit Julian, uroj t’i gjejë ata që e festojnë me shëndet, begati dhe përmbushje shpirtërore, me mesazhet më të mira e më të ngrohta të dashurisë dhe paqes”, ka përfunduar Konjufca,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…