
Konjufca uron LDK-në për ditëlindjen e 33-të: Jetë të gjatë e të lumtur politike
23 dhjetor 2022
| 12:33
Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasi e ka nisur seancën, ua ka uruar deputetëve të LDK-së 33-vjetorin e themelimit të partisë.
“Ju urojmë ditëlindjen tuaj, jetë të gjatë e të lumtur politike”, ka thënë Konjufca nga foltorja e Kuvendit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në 33-vjetorin e themelimit të kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Abdixhiku para mediave ka thënë se këtë ditë së bashku me anëtarët e LDK-së e kanë nisur duke nderuar presidentin historik, prijësin e shqiptarëve në periudhën më të vështirë të popullit të Kosovës.