Konjufca uron që Fitër Bajrami të sjell më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet

21 prill 2023 | 10:26

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar për festën e Fitër Bajramit.

“Në këto ditë të veçanta hareje, paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor”.

“Duke e vizituar dhe përqafuar njëri-tjetrin, le të ndajmë mikpritjen, dashurinë dhe mirënjohjen mes nesh, ashtu siç ndajmë edhe ëmbëlsirat”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Konjufca uron që kjo festë të sjellë më shumë gëzim, shëndet dhe prosperitet.

“Të udhëhequr nga kjo dashuri, të përkushtohemi edhe më shumë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë. Gëzuar Bajramin”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besimtarët myslimanë, në shumicën e vendeve të botës, festojnë sot…