Konjufca uron Trumpin: Mezi pres që të fillojmë punën me administratën e re

06 nëntor 2024 | 13:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar zgjedhjen e Donald Trump si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Konjufca ka thënë se ShBA-ja është kryealeati i Kosovës, që ndajnë vlerat, synimet dhe interesat e përbashkëta.

“Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres që të fillojmë punën me administratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera. ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës se Prishtinës Përparim Rama, ka bërë me…