Konjufca: Valdete Daka është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara zgjedhore

22 janar 2021 | 17:10

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Zyra për Certifikimin e Partive Politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i ka dhënë të drejtë Albin Kurtit me rekomandimin rreth certifikimit të kandidaturës së tij për deputet.

Konjufca ka thënë se kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është përbetuar për eleminim të Albin Kurtit.

“Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyrës profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e LV-së dhe të Albinit.

I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin LV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit.

Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? LV-ja a Valdete Daka?

Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyrës profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eliminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.01.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Mitrovicë 1.…