Konjufca vërejtje ministrave: Herëve tjera të vini me kohë në Kuvend
25 maj 2023
| 11:20
Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me një vërejtje që kryeparlamentari Glauk Konjufca ua dha ministrave.
Konjufca tha se ministrat duhet të shkojnë me kohë në Kuvend, duke ua kujtuar që seanca e sotme ishte caktuar të niste në orën 10:00.
“Ministrat po ashtu duhet ta kuptojnë se duhet të jenë me kohë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo seancë është caktuar për në orën 10:00. Nuk është mirë që Kuvendi – deputetët Parlamenti t’ju presin”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca