Konjufca viziton Ambasadën e Kosovës në Tiranë
07 qershor 2021
| 17:52
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, kanë takuar zyrtarët e lartë të shtetit Shqiptar, duke filluar me Gramoz Ruçin, presidentin Meta dhe liderin opozitar, Lulzim Basha.
Kryekuvendari më pas ka vizituar edhe zyrat e ambasadës së Kosovës në Tiranë ku është prituar nga ambasadori Nait Hasani me bashkëpunëtor.
Kështu ka bërë të ditur vet ambasadori Hasani në “Facebook”.
Postimi i plotë i Hasanit:
Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, Shqipëri e nderoi me vizitën e tij, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca, me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës zonj. Saranda Bogujevci dhe stafin e tij.