Konjufca viziton Shtëpinë Muze të veprimtarit Ukshin Hoti (Foto)

16 maj 2020 | 22:20

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diaspores, Glauk Konjufca, ka vizituar Shtëpinë Muze të veprimtarit dhe të ideologut të çështjes shqiptare Ukshin Hoti.

Konjufca ka thënë se veprimtaria e tij atdhetare dhe mendimi i tij politik kombëtar janë udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm në rrugën e idealit të bashkimit kombëtar.

“Ukshin Hoti është figurë, që i tejkalon përmasat e kohës së vet, e krahasueshme me ideologët dhe me mendimtarët themelues të kombit. Dija e ideve të tij e bën atë intelektual të përmasave europiane e më gjerë. Fati i zhdukjes së tij duhet të ndriçohet, kurse kriminelët të vihen para drejtësisë”, ka thënë ministri Konjufca.

 

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gareth Bale duket se në këtë verë do t’i thotë…