Konjufca vlerëson përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika ka dhënë ndër vite për Kosovën

14 korrik 2023 | 11:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Theo Francken.

Në takim me parlamentarët belgë u bisedua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon, raportet e shkëlqyera dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Konjufca pasi i njoftoi mysafirët përkitazi me punën, të arriturat dhe synimet e legjislativit, vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe kërkoi njëherësh vazhdimin e mbështetjes ndaj shtetit tonë në rrugën euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Parlamentarët belgë e falënderuan kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe në fusha tjera me interes të përbashkët ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini i Klinës në rrethin e parë kualifikues të Ligës…