
Konjufca voton pro, LV-ja abstenon që rezoluta për policinë të hyjnë në rend dite në seancën e rregullt
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar pro që në rend ditë në seancën e rregullt të futet votimi i rezolutës për Policinë e Kosovës, ndërsa kundër kanë votuar deputetët e LV-së.
Konjufca ka thënë se 70 deputetë kanë marr pjesë në votim, ku prej tyre 32 kanë votuar për plotësimin e rendit të ditës dhe 38 kanë abstenuar.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se duke marr parasysh që në seancë janë kthyer deputet e LV-së, ka kuorum të votohet rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
“Duke parë që në seancë kanë ardhur edhe deputetët e LV-së të vendoset si pikë e rendit të ditës edhe votimi i projekt rezolutës për propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.