Konjufca: Zhitia dhe Fazliu dhanë shembullin se okupatori serb s’largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në 34-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka thënë se porosia e tyre ishte që okupatori serb nuk largohet pa i kapur populli armët në dorë.
Ai ka thënë se të dy heronjtë kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e të brumosur me parime më të shëndosha dhe me idealet më të larat kombëtare.
Këto komente, Konjufca i ka bërë pas homazheve të varrezat e tyre bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
“Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë dëshmor anticipues sepse janë pararendës të luftës çlirimtare ata e dhanë porosinë dhe shembullin me të vlefshëm se okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë”.
“Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë, ata që po nderohen dhe respektohen gjithmonë, ne jemi së bashku edhe me kryeministrin edhe me familjarët e dëshmoreve me bashkëpunëtorët e tyre për të i nderuar ata”.
“Ata përveç se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb ata kishin mos të harrojmë edhe formim të lartë intelektual, kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e brumosur me parime më të shëndosha dhe me ideale tonë më të larta kombëtare”, ka thënë Konjufca. /EO