Konkluzionet e përkthyera me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë të shtrembëruara dhe nuk duhet të citohen nga askush
Shkruan: Bardhyl Mahmuti
Pas publikimit të raportit të ekspertizës zvicerane për rastin “Astrit Dehari”, emisioni “Pressing” i T7, i datës 24 tetor 2019, iu kushtua këtij raporti. Të ftuar të drejtuesit të emisionit, z. Leonard Kërquki, ishin prindërit e Astrit Deharit(Avniu dhe Xhemilja) dhe avokati që përfaqëson familjen Dehari, z. Tomë Gashi.
Z. Leonard Kërquki ma mundësoi të lidhem drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit dhe të jap disa sqarime lidhur me përkthimin skandaloz të konkluzioneve të këtij raporti.
Përkundër asaj se disa medie në Kosovë publikuan përkthimin tim të këtyre konkluzioneve, ende vazhdohet të citohen konkluzionet e shtrembëruara nëpërmjet përkthimit, të cilat ushpërndarë zyrtarisht nga Prokuroria Themelore e Prizrenit dhe u publikuan në faqen zyrtare të internetit të Prokurorit të shtetit. E shoh të udhës t’i kthehem edhe një herë kësajçështjeje.
T’i marrim konkluzionet një nga një.
Në tekstin origjinal në gjuhën frënge thuhet:
“ CONCLUSIONS
Sur la base de l’ensemble des éléments à notre disposition et suite aux analyses effectuées dans nos laboratoires, nous pouvons admettre les conclusions suivantes:
1. Comme indiqué dans notre expertise EI 180001, nous avons des doutes concernant les circonstances du décès de M. DEHARI Astrit. En effet, l’hypothèse d’un suicide de M. DEHARI Astrit par le moyen avancé par les médecins légistes parait peu vraisemblable et l’intervention d’une tierce personne dans le processus fatal doit être évoquée”.
Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, hyrja dhe konkluzioni i parë është përkthyer kështu:
“Në bazë të të gjitha elementeve që kemi në dispozicion dhe në vazhdimin e analizës së kryer në laboratorët tona ne mund të pranojmë konkluzionet e më poshtme:
1. Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.
Përkthimi që kam bërë unë:
“Duke u mbështetur në tërësinë e elementeve që na janë vënë në dispozicionin tonë dhe pas analizave të bëra në laboratorët tanë, ne miratojmë konkluzionet që vijojnë:
1. Siç është theksuar në ekspertizën tonë EI180001, ne kemi dyshime sa i përket rrethanave të vdekjes së Z. Astrit Dehari. Në fakt, vërtetësia e hipotezës së vetëvrasjes së Z. Astrit Deharit, me mjetet që thonë mjekët ligjorë, duket e vogël dhe ndërhyrja e një personi tjetër në procesin fatal duhet të përmendet”.
Nga përkthimi zyrtar i konkluzionit të parë krijohet përshtypjen se gjoja ekspertët zviceran e lënë si diçka subjektive prezencën e personit tjetër (“personit të tretë” siç është përkthyer “une tierce personne”), të cilën “duhet ta kemi parasysh”.
Realisht ekspertiza vjen te konkluzioni se ndërhyrja e personittjetër duhet të përmendet, që do të thotë se ai objektivisht ka qenë prezent. Ky objektivitet bazohet në rezultatet e ADN-së që ekspertët zviceran kanë gjetur në mostrat që janë marrë nga ora e Astrit Deharit.
Objektiviteti i personit tjetër në procesin fatal lidhet edhe me konkluzionin e dytë.
Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në konkluzionin e dytëthuhet:
“2. Les analyses ADN effectuées dans notre laboratoire ontpermis de mettre en évidence un profil ADN sur un échantillondécrit par les experts au Kosovo comme contentant trop peuou pas d’ADN”.
Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, konkluzioni i dytë është përkthyer kështu:
“2. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanëpak ose shumë pak ADN”.
Ky përkthim, me një sintaksë që nuk përkon me sintaksën e gjuhës shqipe, krijon huti.
Përkthimi që kam bërë unë:
“2. Analizat e ADN-së, të kryera në laboratorët tanë, kanë mundësuar të nxjerrin në pah një profil të ADN-së në një mostër, të cilën ekspertët e Kosovës e përshkruajnë sikur të përmbante pak ose aspak ADN”.
Fillimisht duhet të theksohet se nëpërmjet përkthimit të shtrembëruar (“pak ose shumë pak ADN”) është munduar të fshihet fakti që Agjencia e Kosovës për Forenzikë nuk kanë bërë analiza të ADN-së në mostrën e marrë nga ora e Astrit Deharit, me arsyetimin fse gjoja mostra ka përmbajtur “pak ose aspak ADN”.
Në batë të rezultateve të analizës së ADN-së (Nr. Labo: 19-T03497, të përfshira në ekspertizën plotësuese EI 190001, të datës 9 shtator 2019) ekspertiza zvicerane thekson se “Nga mostra që kemi marrë prej të njëjtës orë, ne kemi mundur të nxjerrim profilin e ADN-së së një burri të panjohur, i emëruar në raport si H1. Ky rezultat lë të nënkuptohet se, sigurisht mund të nxirren profile të ADN-së edhe nga gjurmët e tjera që nuk janë analizuar nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Analiza të tilla mund të bëhen edhe nga ADN-ja, që tanimë janë nxjerrë nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë ose nga mostrat që ka realizuar Qendra Universitare Romande e Mjekësisë Ligjore në Lozanë, për aq kohë sa ruhet materiali”.
Për këtë arsye kemi konkluzionin e tretë të ekipit mjeko-ligjor zviceran, nëpërmjet të cilit ata shprehin gatishmërinë e tyre të kontribuojnë në ndriçimin e rastit “Astrit Dehari”.
Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në konkluzionin e tretë thuhet:
“3. Au vu de ce qui précède, nous estimons qu’une nouvelleenquête est nécessaire afin de clarifier les circonstances dudécès de M. DEHARI Astrit. Nos équipes et nos laboratoiressont à disposition des enquêteurs en charge de l’affaire.
Le matériel mis à disposition du CURML va rester préservé enattendant de nouvelles instructions de la part de notremandant”.
Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, konkluzioni i tretë është përkthyer kështu:
“3. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.
Materiali që është vënë në dispozicion nga CURML do të ruhet në pritje të udhëzimeve të reja nga ana e mandatit ton”.
Përkthimi që kam bërë unë:
“3. Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i domosdoshëm për të ndriçuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me këtë çështje.
Duke pritur udhëzime të reja nga ana e atyre që na e kanë dhënë mandatin për këtë hulumtim, materiali që është vënë në dispozicion të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë do të ruhet”.
Siç shihet, kur kemi të bëjmë me materialet që do të ruhen nga ana e Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë, përkthimi është tërësisht i gabuar. Në tekstin frëngjisht thuhet qartë se kemi të bëjmë me materialet që i janë vënë në dispozicionin e kësaj qendre nga ai që u kanë dhënë mandatin të bëjnë ekspertizën. Për të ngatërruar çdo gjë, në përkthim pohohet se gjoja këto materiale “do të ruhet në pritje të udhëzimeve të reja nga ana e mandatit ton” që do të thotë mandatit të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë.
Nuk mund të pritej konkluzion tjetër nga ata që kanë filluar t’i ngatërrojnë gjërat që në fjalinë e parë të përkthimit të ekspertizës së 14 qershorit 2019.
Paragrafi i parë i ekspertizës EI180001 sqaron se kush, kujt i jap mandat të bëjë këtë hulumtim.
Në tekstin origjinal në gjuhën frënge, në paragrafin e parë sqarohet:
“Nous avons reçu de M. Metush Biraj, Procureur national de la République du Kosovo, un mandat daté du 05 février 2018, dans le cadre d’une demande d’entraide internationale. Cemandat est adressé au Centre Universitaire Romande de Médecine Légale avec la demande d’entreprendre toutes lesinvestigations indépendantes nécessaires pour faire la lumièreautour du décès de: M. DEHARI Astrit, né le 26 février 1990”.
Në variantin zyrtar të përkthimit në gjuhën shqipe, ky paragraf është përkthyer kështu:
“Në kemi pranuar nga z. Metush Biraj, Prokuror kombëtar i Republikës së Kosovës, një pako të datës 5 shkurt 2018, në kuader të një kërkese të ndihmës së ndërsjellë ndërkombëtare. Kjo pako i është drejtuar Qendrës Universitare Romand të Mjekësisë Ligjore me kërkesë për të ndërmarrë të gjitha hetimet e pavarura të nevojshme për të ndriçuar vdekjen e: Z. DEHARI Astrit, I lindur me 26 shkurt 1990…”.
Përkthimi që kam bërë unë:
“Nga z. Metush Biraj, prokuror shtetëror i Republikës së Kosovës, kemi marrë mandatin që mban datën 5 shkurt 2018.
Në kuadër të një kërkese për ndihmë reciproke ndërkombëtare, nga z. Metush Biraj, prokuror shtetëror i Republikës së Kosovës, kemi marrë një mandat, që mban datën 5 shkurt 2018. Ky mandat i është drejtuar Qendrës Universitare Romand të Mjekësisë Ligjore me kërkesë që të ndërmerren të gjitha hulumtimet e pavarura, të nevojshme për të hedhur dritë rreth vdekjes së Astrit Deharit, i lindur më 26 shkurt 1990…”.
Nuk është për t’u habitur nga ata që ngatërrojnë “mandatin” me “pako”, të kenë “paketuar” fjalitë që nuk u kanë konvenuar atyre që janë përpjekur të fshehin vrasjen e Astrit Deharit.
Në përfundim të këtij shkrimi por sjell në tërësi konkluzionet e përkthyera nga unë:
Konkluzione
Duke u mbështetur në tërësinë e elementeve që na janë vënë në dispozicionin tonë dhe pas analizave të bëra në laboratorët tanë, ne miratojmë konkluzionet që vijojnë:
Duke pritur udhëzime të reja nga ana e atyre që na e kanë dhënë mandatin për këtë hulumtim, materiali që është vënë në dispozicion të Qendrës Universitare Romande të mjekësisë ligjore në Lozanë do të ruhet.