Konkurrenca e femrave, Prishtina e Istogu përballen në çerekfinale
14 mars 2024
| 12:04
Është tërhequr shorti edhe për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Ndeshjet zhvillohen më 20 e 21 mars, ndërsa janë disa sfida interesante. Fituesi në fuqi i Kupës dhe kampioni aktual, Istogu, do të sfidohet nga Prishtina në kryeqytet. Istogu ka synime ta fitoj sërish Kupën e Kosovës, por edhe Prishtina ka planet e saj.
Samadrexha e pret Kastriotin, ndërsa Vushtrria luan si vendase ndaj Jusuf Gërvallës. Ndeshje e fortë pritet të jetë edhe ajo që luhet në Gjakovë mes Shqiponjës dhe Ferizajt. Ferizaj është lider i Superligës dhe ka synime të fitojë gjithë trofetë e këtij edicioni garues.