Konkurrentja më e ‘keqe’ e Lojërave Olimpike do të bëjë miliona euro si një sensacion interneti
Breakdancerja australiane, Rachael Gunn, e cila “u bë e famshme” në Lojërat Olimpike në Paris me një performancë katastrofike, do të fitojë miliona nga fama e saj e sapogjetur, thonë ekspertët e marketingut. Rachel Gunn, ose emri i skenës Raygun me të cilin performoi në Paris, u bë një sensacion në internet për shkak të performancës së saj që nuk i fitoi asnjë pikë.
Gjyqtarët panë me mosbesim tre shfaqjet e Raygun në të cilat ajo kërceu si kangur dhe rrotullohej në dysheme jashtë ritmit dhe shikuesit u tronditën nga performancat e saj dhe ajo mori shumë kritika në rrjetet sociale. Australiania u mbrojt duke thënë se çdo lëvizje e sajonte vetë dhe se ishin unike dhe në fund i sollën famë të madhe, e cila sipas ekspertit të marketingut Max Markson do ta bëjë atë milionere. “Ajo tashmë ka një markë të madhe. Reputacioni i saj në Australi nuk është aq i madh, por ajo është e njohur në të gjithë botën. Ajo do të marrë oferta ndërkombëtare nga markat e këpucëve sportive si Adidas ose Puma, kompani ushqimore, makina elektrike dhe gjithashtu do të merr një ofertë nga bota e telekomunikacionit. Yjet e rinj nënshkruajnë kontrata me tre deri në pesë kompani, dhe meqenëse kontrata të tilla paguajnë rreth 500,000 dollarë, ajo është në rrugën e duhur për të fituar deri në 2.5 milionë dollarë”.
“Ajo ka doktoruar në shkenca, ka shumë përvojë, kështu që do të marrë edhe angazhime në të folur. Gjithashtu, ajo është tërheqëse për fëmijët dhe të gjithë do të duan ta sjellin në TV. Do të ketë paraqitje në TV për të në gjashtë muajt e ardhshëm”, ka thënë Markson. Ditët e fundit në rrjetet sociale është bërë bujë e vërtetë, madje fansat e kanë kritikuar se ka zënë vendin e një breakdancere të talentuar australiane në Lojërat Olimpike. Megjithatë, ka nga ata që besojnë se Raygun qëllimisht bëri shaka me performancën e saj për t’u bërë e njohur.
Performanca e saj tërhoqi komente edhe nga ylli i famshëm britanik i muzikës Adele, e cila e përshkroi gjithçka si “gjëja më qesharake ndonjëherë”.
Rachael Gunn. Full performance. #Paris2024 pic.twitter.com/9UMJvI9AU0
— Avalanche (@Avalanche_Me) August 11, 2024
This will never not be funny. 🤣 #Raygun pic.twitter.com/6hOKMyOue9
— Nara Hodge (@Nara_Hodge) August 12, 2024