Konkurset për institucionet e pavarura do të shpallen pas normalizimit të situatës nga Covid-19
07 prill 2020
| 14:45
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetarët e komisioneve parlamentare: Fatmire Kollçaku, Driton Selmanaj dhe Rasim Demiri.
Në takim është diskutuar në lidhje me publikimin e konkurseve për pozitat e lira në disa prej institucioneve të pavarura, për të cilat Kuvendi shpall konkursin dhe bën përzgjedhjen e kandidatëve.
“Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, si dhe përfundimit të kontratës me kompaninë e angazhuar nga Ambasada Britanike për monitorimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, u vendos që shpallja e konkurseve të bëhet pas normalizimit të situatës”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.