Konkursi pë pranim të infermierëve në SHSKUK- Bekim Haxhiu paraqet fakte rreth manipulimeve!
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar edhe sot në lidhje me dyshimet për manipulime në konkursin për pranim të infermierëve në SHSKUK.
Haxhiu ka paraqitur disa fakte rreth këtyre manipulimeve .
Ai ka ftuar Prokurorinë të merret me rastin.
“Përveç dërgimit të pyetjeve me telefon për kandidatët e tyre të preferuar të LVV-së në testin me shkrim, manipulime kanë ndodhur edhe në testin me gojë në poentim të kandidatëve.Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasë 55 pikë , në testin me gojë për ta eleminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë.Ndersa kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pas minimum pikëve 42, 44 , në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28, 29 etj” shkruan Haxhiu. Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Fakte rreth manipulimit dhe keqpërdorimeve në konkursin për infermierë në SHSKUK.
Faktet po mi dergojnë ata që kanë pësuar nga keqpërdoruesit, pra nga zyrtrarët kompetent të ShSKUK-së.
Përveç dërgimit të pyetjeve me telefon për kandidatët e tyre të preferuar të LVV-së në testin me shkrim, manipulime kanë ndodhur edhe në testin me gojë në poentim të kandidatëve.
Shiko fakte ku kandidati që nuk ka qenë i preferuar i LVV-së në test me shkrim ka pasë 55 pikë , në testin me gojë për ta eleminuar i janë dhënë minimumi i pikëve, 6.40 pikë.
Ndersa kandidatëve të preferuar që në test me shkrim kanë pas minimum pikëve 42, 44 , në testin me gojë i janë dhënë maksimumi i pikëve 28, 29 etj.
Ftoj prokurorinë që të merret me keqpërdorimet dhe manipulimet në konkursin për pranimin e infermierëve në SHSKUK-së.