Konkursi për komisionerin e FSK-së: Zenjullahu lë garën, e kritikon Anton Qunin
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, u nervozua goxha me kolegët e tij, teksa fliste për dështimin e procesit të zgjedhjes së komisionerit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të enjten në kuvend.
Ai e kishte të preferuar Fadil Hadërgjonajn, dhe për të foli gjerë e gjatë fjalë të mira.
Por, me deklarimin e Qunit nuk u pajtua kundërkandidati i Hadërgjonajt, Fetah Zejnullahu, që tha se fjalimi i deputetit mund të ketë ndikuar tek votimi.
Ai bile tha se për këtë shkak ka hequr dorë edhe nga garimi, njofton Klan Kosova.
“Parimisht këto veprimet e fundit dhe neglizhenca që është bërë për një vit deri tash, dhe duke qenë vetë Anton Quni pjesë e Komisonit Parlamentar unë mendoj që nuk kam çfarë kërkojë me vazhdu në garë më tutje”.
Megjithatë, Quni tha se nuk ka gisht në këtë punë.
“Unë fjalën e kam fillu pasi është përmbyll i tërë procesi dhe nga ajo moment cdo mënyre ë shprehejes nuk implikon dhe nuk ka pasoja për asnjërin nga kandidatët”, u shpreh ai.
Procesi për zgjedhjen e komisionerit të FSK-së u kthye në pikën zero pasi në dy raunde ishte i madh numri i votave të pavlefshme, andaj konkursi duhet të përsëritet brenda 60 ditëve.