![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/mjek.jpg)
Konsiderohen minimale gjasat që të vijnë staf shëndetësor nga jashtë
Vetëm gjatë këtij viti, punën në institucionet shëndetësore publike e kanë lënë qindra punonjës shëndetësor.
Kjo ngase ata ia kanë mësyrë vendeve evropiane për ushtrimin e profesionit, raporton Tëvë 1.
185 mjekë e 630 infermierë, u larguan me arsyetimin e kushteve të punës.
Pavarësisht kësaj, ministria e shëndetësisë po fton mërgatën shqiptare, por jo vetëm, që të kthehen e të angazhohen në institucionet tona shëndetësore.
Përmes një përgjigje elektronike, nga kjo ministri thonë se ka të interesuar.
“Gjithashtu na lejoni që të ju informojmë se relativisht është një numër i mire i të interesuarve për të punuar me orar të plotë ose me orar të pjesshëm. Përveç profesionistëve shëndetësor jashtë vendit, ka profesionit të interesuar edhe nga nacionalitetet e shteteve të tjera”, thonë nga MSH-ja.
Por një thirrje e tillë po kritikohet nga Oda e Mjekëve.
Sipas Kryetarit të kësaj ode, Pleurat Sejdiu, kërkesa e Ministrisë është absurde.
Edhe Kryetari i Odës së Infermiereve, Naim Rrustemi shprehet se gjasat që të vijë staf nga jashtë janë minimale.
Aktualisht në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në të gjitha programet janë mbi tre mijë studentë.