Konstatimi para 10 vjetëve bëhet realitet, i biri e lë pas babain!
Ish-ushtari i UÇK-së, instruktori policor Anton Cena nuk është më dominues për faktin se i biri ia ka kaluar me suksese!
Xhudisti Dardan Cena sivjet ka pas ndër rezultate kulmore të vitit 2023, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane U-21 në Vilnius të Lituanisë.
Po ashtu ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogram, në Kupën Evropiane për U21.
Është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin e hapur Evropian, që u mbajt në Prishtinë.
Babai i Dardanit, Anton Cena, një ish xhudist i jashtëzakonshëm e trajner shembullor po mbetet në hijen e të birit.
Cena ka publikuar një postim të tij të para 10 viteve.
“I Ati më të birin, njëri 52 – vjeçar ndërsa tjetri 12 vjeç. Kam besim qe Dardani do ma kalon 100%!”, kishte shkruar Cena.
Ky konstatim para 10 viteve sot u bë realitet, i biri e lë pas babain!