Konstituohet Grupi i Deputetëve të Gjelbër
16 prill 2019
| 16:55
Është konstituuar Grupi i Deputetëve të Gjelbër në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryesuese e këtij grupi është zgjedhur deputetja Mimoza Kusari-Lila, ndërsa zëvendëskryesuese Sala Berisha-Shala dhe Fatmire Kollçaku.
Në mbledhje konstituive është shpalosur misioni, vizioni, objektivat si dhe qasja dhe metodologjia e punës në Grupin e Deputetëve të Gjelbër.
Po sot, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Tokës, Grupi i Deputetëve të Gjelbër ka mbjellë një fidan në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
/Epoka e re/