Konstituohet komisioni, 127 shqiptarë dhe 5 serbë konkurrojnë për anëtarë të bordit të RTK-së
27 shtator 2021
| 14:32
Është konstituuar Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së.
Kryesues i këtij komisioni, Armend Zemaj, ka thënë se duhet të jenë më racional në përzgjedhjen e kandidatëve, derisa bërë me dije se 127 kandidatë janë shqiptarë dhe pesë të komunitet serb.
Komisioni në fjalë ka këtë përbërje: Armend Zemaj, Armend Muja, Mërgim Lushtaku, Ardian Gola, Igor Simiq, Albana Bytyqi, Doarsa Kica-Xhelili, Duda Balje, Blerta Deliu-Kodra dhe Fitim Uka.