Konstituohet Komisioni parlamentar për qeverisje lokale
Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie i Kuvendit të Kosovës, është konstituuar të martën, ku janë zgjedhur kryesuesi dhe anëtarët e tij.
Kryetare e këtij Komisioni është Doarsa Kica – Xhelili, ndërsa nënkryetar Mërgim Lushtaku.
Kica – Xhelili, me rastin e konstituimit të këtij Komisioni tregoi për fushëveprimin e këtij Komisioni.
“Ky Komision është funksional dhe shqyrton të gjitha punët e administratës, shqyrtimin e buxhetit të resorit përkatës, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të fushëveprimit të tij. Komisioni bashkëpunon dhe kërkon raportim nga ministra e ish-ministra”, ka thënë Kici – Xhelili.
Ndërsa Besnik Tahiri ka thënë se ky komision do të duhej të mbikëqyrte edhe Ligjin për paga dhe reforma të tjera.
“Ky komision në të kaluarën e ka mbikëqyr edhe administratën publike që përfshin mbi 50 mijë punonjës. Andaj ky komision do të duhej të mbikëqyrë edhe Ligjin për paga dhee reforma të tjera”, ka thënë Tahiri.
Përbërja e komisionit:
Doarsa Kica – Xhelili, kryesuese,
Mergim Lushtaku, nënkryetar
Anëtarët e komisionit:
Besnik Tahiri
Agim Veliu
Igor Simiq
Besim Muzaqi
Nijazi Isaku
Valon Ramadani
Fitim Haziri
Floretë Zejnullahu