Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere, drejtohet nga Hekuran Murati
25 shkurt 2020
| 11:16
Është konstituuar Komisioni për Buxhet dhe Transfere, i cili funksionon në kuadër të Kuvendit të Kosovës.
Ky komision drejtohet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ndërsa anëtarë të tij janë Haxhi Shala, Fikrim Damka, Kujtim Gashi, Mimoza Kusari-Lila, Bedri Hamza, Fatmir Rexhepi, Yllza Hoti, Shkumbim Demaliaj, Vrica Ceraniq dhe Shkelzen Hajdini.
Komisioni për Buxhet dhe Transfere është komision funksional i Kuvendit të Kosovës, fushëveprimtaria e të cilit është shqyrtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me buxhet.
/Epoka e re/A.Mavraj/