Konstituohet menaxhmenti i ri i UP-së

27 shtator 2024 | 14:56

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së, të premten, rektori në ardhje, prof. Arben Hajrullahu, ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do të punojë deri më 15 shtator 2028.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti, ka shkruar në “Facebook” se me statutin e ri, prorektorët emërohen nga rektori dhe më nuk do të hidhen në votim për t’i emëruar Këshilli Drejtues, kjo, sipas tij, më parë ishte pjesë e ‘ngërçit’ ose e pazareve që bëheshin para funksionalizimit të menaxhmentit të lartë, me statut të ri nuk do të ndodhë as për prorektor madje as për prodekan.

Prof. Asis. Dr. Albana Berisha Qehaja është zgjedhur Prorektore për buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin publik dhe atë privat. Prof. Asoc. dr. Avni Hajdari është zgjedhur Prorektor për kërkime shkencore, projekte dhe inovacion.

Prof. Asoc. dr. Naim Jerliu është zgjedhur Prorektor për mësimdhënie, çështje të personelit akademik dhe botime. Prof. Asis. dr. Rozafa Basha është zgjedhur Prorektore për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik.

Gjithashtu ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm të UP-së është zgjedhur Besnik Loxha. “Një profil tjetër për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, do të bëhet e ditur ditëve në vijim, që gjithsesi do të jetë profesoreshë pasi Statuti i ri obligon që të respektohet kuota gjinore. Kështu, në kryesimin e Këshillit Drejtues jam i lumtur që dy menaxhmentet e fundit kanë respektuar kuotën gjinore dhe kemi tre profesorë dhe tri profesoresha në menaxhmentin e lartë. Ju uroj shumë suksese menaxhmentit të ri, dhe uroj që standardi që është arritur dy vitet e fundit me menaxhmentit e rektorit Qerimi, të ruhet dhe të kalojë në një nivel tjetër”, ka shkruar Sahiti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa qindra pjesëtarë të komunitetit serb kanë protestuan të premten…