Konsulli Arjan Kashtanjeva uron Armin Laschet me rastin e zgjedhjes në krye të CDU-së

17 janar 2021 | 13:52

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Dyseldorf, Arjan Kashtanjeva ka uruar pasuesin e Angela Merkelit, Armin Laschetin që është zgjedhur në krye të CDU-së. “Z. Armin  Laschet është Kryeministër i Republikës NRW, republikë me popullsinë më të madhe në Gjermani (mbi 18 milion banorë), ekonomikisht ndër republikat më të zhvilluara në Gjermani, ku edhe diaspora jonë është numerikisht e koncentruar, jashtëzakonisht mirë e integruar në jetën publike”, ka shkruar Kashtanjeva.

Urimi i plotë i Konsullit Kashtanjeva:

Urime më të përzemërta për z. Armin Laschet me rastin e zgjedhjes në krye te CDU-së!

Si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Dyseldorf kisha kënaqësinë që brenda një kohe të shkurtër nga hapja e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf (Nëntor 2019), të takohem disa here, të bashkëpunojmë, të bashkëbisedojmë për temat e ndryshme,  ku gjithashtu ishte planifikuar edhe një vizitë në Kosovë gjatë verës 2020, por që pandemia ka ndikuar që kjo vizitë të shtyhet.

Kryeministri Laschet është mik i madh i Kosovës dhe ka mirëpritur hapjen e Konsullatës së RKS-së në Dyseldorf, këtë e ka potencuar gjatë bisedave që kemi pasur por edhe publikisht gjatë pritjeve të ndryshme të organizuar nga institucionet e Republikës Nordrhein-Westfalen (NRW).

Armin Laschet është Kryeministër i Republikës NRW, republikë me popullsinë më të madhe në Gjermani (mbi 18 milion banorë), ekonomikisht ndër republikat më të zhvilluara në Gjermani, ku edhe diaspora jonë është numerikisht e koncentruar, jashtëzakonisht mirë e integruar në jetën publike.

????

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të qenit single të jep mundësi për të flirtuar me…