Konsulli i Kosovës në Kanada ka takuar shefin e Protokollit të Ontarios
Donat Syla, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Toronto, përmes rrjetit social “Facebook” ka bërë me dije se ka takuar shefin e Protokollit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Ontarios Stewart Wheeler.
Konsulli Syla e ka njoftuar atë me punët që janë kryer për funksionalizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto.
Ja postimi i tij i plotë:
Sapo realizova një takim me Shefin e Protokollit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Ontarios, Stewart Wheeler.
Në takimin njoftues mora premtime nga z. Wheeler dhe kabineti i tij se do të angazhohen maksimalisht në krijimin e infrastrukturës për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Ontarios/Kanadasë dhe Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, z.Wheeler e njoftova për punët që janë kryer për funksionalizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, si dhe për mundësitë që do të ofrojë konsullata jonë në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Donat Syla
Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Toronto,
ON, Kanada