Konsulli shqiptar në Ukrainë: Po jetojmë në gjendje lufte

15 shkurt 2022 | 20:15

Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov, ka folur për situatën e tensionuar në Ukrainë, në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova.

Omarov ka thënë që situata në Ukrainë është e tensionuar që nga viti 2014.

“Situata në Ukrainë nuk ka filluar sot, as dje, kjo situatë është e tensionuar që nga viti 2014. Në fillim Federata Ruse themeloi Donbasin si lëvizje kundër Ukrainës. Si rrjedhojë e kësaj filluan edhe bisedimet dhe kështu nga ajo kohë filloi si luftë e nxehtë brenda. Prej asaj kohe po bëhen tetë vjet që në Ukrainë kanë humbur jetën rreth 15 mijë qytetarë. Situata sot është krejt ndryshe sepse po jetojmë në gjendje lufte. Federata Ruse me inate po bën manovra me ushtarët, duke abuzuar kështu me armatim”.

Ai tha se rusët nga katër anët e kanë bllokuar Ukrainën.

“Për këtë arsye po mundohemi zëshëm me i thënë gjithë Evropës që kjo nuk është çështje vetëm e Ukrainës por i prekë të gjithë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës interesante mes Paris Saint-Germain…