Konsullja e Kosovës mori pjesë në ekspozitën e komunës metropolitane të Stambollit

06 tetor 2020 | 14:23

Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, Suzanë Novobërdaliu, ka marrë pjesë në ekspozitën e organizuar nga komuna metropolitane e Stambollit.

Siç ka bërë të ditur Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll, përmes llogarisë zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”, Komuna e Stambollit ka blerë në një ankand të organizuar në Angli, portretin e Fatih Sultan Mehmetit.

“Në qershor Komuna Metropolitane e Stambollit në ankand bleu portretin e Fatih Sultan Mehmetit të ekspozuar në galerinë kombëtare të Anglisë.

Data që shënohet me shkronja latine në këndin e poshtëm të djathtë të tryezës është 25 nëntori 1480.

Data e vdekjes së të cilit ishte 3 maj 1481, mendohet të jetë një nga pozat e fundit që Fatih Sultan Mehmeti i dha piktorit Bellini.

Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll znj.Suzan Novobërdaliu me ftesën e Komunës Metropolitane të Stambollit morri pjesë ne ekspozitën e organizuar me datë 3 tetor”, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në FB…