Konsullja Musliu pritet në takim nga kryeministri i Hessen-it, Volker Bouffier
Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu është pritur në takim nga kyeministri i Hessen-it, Volker Bouffier.
Në këtë takim pjesëmarrës kanë qenë edhe konsujt e përgjithshëm të vendeve tjera të cilët kanë marrë detyrën për të përfaqësuar vendet e tyre në Gjermani.
Gjatë takimit i cili ka zgjatur gjati dy orë, Bouffieri ka zhvilluar bisedë me secilin konsull që ishin prezent.
Në këtë takim, ai ka prekur temat relevante duke specifikuar fushat të cilat karakterizojnë marrëdhëniet e Gjermanisë, konkretisht Hessen-it, me secilin shtet veç e veç.
Me këtë rast konsullja Musliu përveç temave politike, si mungesa e liberalizimit të vizave dhe dialogu me Serbinë, në bisedë me Kryeministrin Bouffier, ka prekur edhe temat dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe arsimit.
Në këtë kontekst, konsullja Musliu ka folur edhe për shqetësimin kryesor të mërgatës e që është mësimi plotësues në gjuhën shqipe.
Në fund të takimit, kryeministri i Hessen-it, Volker Bouffier ka felënderuar konsullen e përgjithshme, Fatmire Musliun për prezencën dhe bashkëbisedimin duke e quajtur të frytshëm dhe miqësor.
/Epoka e re/