Konsumi i energjisë elektrike në gusht 2024, më i vogël sesa një vit më parë

24 tetor 2024 | 14:10

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e energjisë” për muajin gusht 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë muajit gusht të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 512.04 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 406.66 GWh, ose (-2,28%) më i vogël sesa me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 6,63%.

Importi i energjisë elektrike në gusht 2024 ishte 212.2 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 164.31 GWh. (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 609.51 mijë ton, ose 6,17% më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…