Konsumon për tri javë vetëm lëng frutash, gruaja pëson dëmtim në tru
05 prill 2019
| 13:44
Një grua izraelitë në të dyzetat është dërguar në spital me dëmtim në tru pasi kishte ndjekur një dietë strikte vetëm me lëngje frutash. Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, kishte ndjekur dietën për tri javë, pasi ia kishte rekomanduar një terapist alternativ. Dieta e lejonte të konsumonte vetëm lëng frutash dhe ujë, gjë që i kishte shkaktuar një çekuilibrim të kriprave në tru.