Kontabilisti në Kosovë e futi emrin e vet në 23 lista të bizneseve për të përfituar nga pakoja emergjente

05 maj 2020 | 17:50

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka sqaruar se një masë e punëtorëve i kanë marrë kompensimet prej 170 eurosh në ditën e premte, kurse pjesa më e madhe i marrin sot.

Ministri Bislimi, po ashtu, ka njoftuar se te disa biznese janë evidentuar gabime gjatë aplikimit për të përfituar nga pakoja emergjente.

Ai ka përmendur edhe raste kur një person ka tentuar të përfitojë më shumë se një herë nga kjo pako.

Sipas ministrit, bëhet fjalë për një kontabilist i cili ka futur veten në listat e punëtorëve të hiç më pak se të 23 bizneseve. “Ka të tillë që kanë aplikuar për kompensim më shumë se një herë që nuk është ideja e pakos (për shembull një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të hiç më pak se 23 bizneseve, dhe natyrisht që këso tendenca për keqpërdorime të pakos nuk do lejohen)”, ka shkruar ministri Bislimi në “Facebook”. (A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tabloidi gjerman “Bild” raporton se dy persona nga Borussia Moenchengladbachu…