Kontakte me 60 klube, Perez dhe Laporta nuk heqin dorë nga Superliga
17 dhjetor 2023
| 13:50
Florentino Perez dhe Joan Laporta nuk dorëzohen në lidhje me krijimin e Superligës Europiane të Futbollit, projekt i kundërshtuar me forcë nga UEFA.
Presidentët e Realit të Madridit dhe Barcelonës, kanë nisur të kontaktojnë rreth 60 klube të ndryshme me misionin për t’i bindur që të marrin pjesë në krijimin e një Lige të hapur, e cila do të prodhonte rreth 1 miliard euro fitime për dy “gjigantët” spanjollë.
Me tërheqjen përfundimtar të Juventusit, Reali dhe Barça kanë mbetur dy klubet e vetme që ende ëndërrojnë krijimin e Superligës.
Projekt që ka nisur me dakordësinë e 12 klubeve të mëdha evropiane, por presioni i UEFA-s i ka detyruar të tërhiqeshin me radhë. Dhe tani kanë mbetur vetëm dy klubet spanjolle.