Kontesha e Wessex-it takohet me udhëheqësit fetarë të Kosovës
Kontesha Sophie e Wessex-it është takuar të premten me udhëheqësit fetarë të Kosovës për të diskutuar rreth përpjekjeve të tyre të përbashkëta për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin (CRSV) dhe për ta luftuar stigmën.
Kontesha Sophie e ka cilësuar inkurajues faktin që udhëheqësit fetarë të Kosovës kanë nënshkruar në korrik, një deklaratë të përbashkët në mbështetje të të mbijetuarve dhe se ata po e përcjellin këtë deklaratë me veprime për ta luftuar stigmën që lidhet me dhunën seksuale.
Si rezultat i kësaj pune, Kosova do të jetë në pozitë më të mirë që të jetë nënshkruese e Deklaratës Globale të Humanizmit, që do të lëshohet nga udhëheqësit ndërkombëtarë të fesë dhe besimit në konferencën e ardhshme ndërkombëtare mbi Nismën për parandalimin e dhunës seksuale (PSVI), nikoqire e së cilës do të jetë Britania e Madhe, të titulluar “Koha për Drejtësi: Vënia e të mbijetuarve në radhë të parë”.