Kontesti pronësor shkak i vrasjes dhe plagosjes në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një komunikate për media bën të ditur se kontesti pronësor dyshohet të jetë shkaku i vrasjes dhe plagosjes në Marmull të Gjakovës.
Më tutje Prokuroria thotë se është viktima është një 40 vjeçar, kurse i plagosuri është 56 vjeçar.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, iu njofton që sonte në orët e mbrëmjes, pikërisht rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri. I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar”, thuhet në komunikatë.
Më tutje në komunikatë thuhet se, “sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor. I dyshuari është në kërkim dhe ende nuk është kapur nga ana e policisë”.