Kontigjenti i parë i FSK-së niset drejt SHBA-ve në mars
05 janar 2021
| 21:44
Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama ka thënë se është një lajm i veçantë miratimi nga Kuvendi për dërgim të trupave ushtarake të Kosovës në mision përkrah ushtrisë amerikane.
Ai në RTK ka deklaruar se ky vendim ka rëndësi të veçantë jo vetëm për FSK-në, por për të gjithë Kosovën, duke e cilësuar si moment historik.
Rama tregoi se trupat ushtarake të Kosovës kanë kryer parapërgatitjet për këto misione, derisa kontigjenti i parë nga shteti ynë për në SHBA pritet të udhëtoj në mars të këtij viti.
Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës vendimi për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse u votua nga 92 deputetë.