Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka bërë me dije se kontingjenti shqiptar që sapo ka marrë detyrën në misionin e KFOR në Kosovë është angazhuar menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.
Në një postim në “Facebook” të kësaj ministrie është thënë huhet se trupat shqiptare janë në gatishmëri.
“Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, është thënë në njoftim.