
Kontrabandohen katër lopë në Mitrovicë
17 janar 2019
| 11:32
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka ndaluar një kamion, i cili dyshohet se kontrabandonte katër lopë në Mitrovicë.
Njësiti patrullues ka ndaluar kamioni me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari, ku gjatë kontrollit i njëjti po bartte kafshë pa dokumente përcjellëse.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa kamioni me kafshët është konfiskuar nga dogana”, ka njoftuar policia.
/Epoka e re/