![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/Sazan-Ibrahimi.jpg)
Kontrata kolektive në arsim s’mund të zbatohet në kurriz të buxheteve komunale
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se kontrata kolektive në arsim nuk do të mund të zbatohet më në kurriz të buxheteve komunale.
Për këtë çështje, Ibrahimi ishte takuar të martën me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Ibrahimi ka thënë se për zbatimin e kësaj kontrate fillimisht duhet të gjenden mjetet financiare.
“Dje u takuam me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës ku u diskutua sa i përket gjetjes së mjeteve financiare për zbatimin e kontratës së re kolektive. Qëndrimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës është se kjo kontratë nuk do të mund të gjejë zbatim në kurriz të buxheteve komunale ashtu siç ka ndodh deri më tani, mirëpo zbatimi i saj duhet të bëhet që së pari të gjinden mjetet financiare dhe pastaj të fillohet së zbatuari”.
“Asociacioni, kryetarët e komunave nuk janë kundër kontratës kolektive mirëpo ministritë e linjës i kanë nënshkruar këto kontrata pa konsulta paraprake me komunat e Kosovës dhe gjithnjë ja kanë a dresuar buxhetin komunave të Kosovës. Komunave janë duke i’u marrë miliona euro përmes procedurave të përmbarimit sepse nuk është bërë një planifikim adekuat nga niveli qendror sa i përket zbatimit të kësaj kontrate”, ka thënë Ibrahimi për “EO”.