Kontratat gjatë pandemisë Covid-19 të MSh-së do t’i hetojë prokuroria

27 maj 2020 | 15:38

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë me dije se sot në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi është votuar pro që kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë të dërgohen në prokurori.

“Sot Komisioni Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka votuar pro që dokumentacioni i MSh-së me kontrata të nëshkruara me çmime abuzive, me dyshime për keqpërdorim të parasë publike gjatë kohës së pandemisë̈ nga Ministria e Shëndetësisë, t’i dërgohen për hetim Prokurorisë̈ së Kosovës. Dje, deputetët e VV-së kanë ikur nga mbledhja e Komisionit në mënyrë që ta pamundësojnë votimin për ta dërguar lëndën në Prokurori”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se sot pati kuorum.

“Mirëpo sot kuorumi ishte i mjaftueshëm për votim që dyshimet për keqpërdorime në Ministrinë e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia të përfundojnë në Prokurorinë e Shtetit”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka shtuar se këto keqpërdorime kanë të bëjnë me disa tenderë të dhënë nga MSh-ja, të cilët, sipas tij, besohet se kanë qenë abuzues të parasë publike.

“Sipas raportimeve me çmime me të shtrenjta deri në 3500%. Kjo është arsyeja që kam ngritur dyshime që nga fillimi se MSh-ja është duke abuzuar me paranë publike në kohë pandemie. Tani mbetet që këtë ta vërtetojë Prokuroria e Shtetit”, ka thënë deputeti Haxhiu.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se…