Kontrollerët ajror hyjnë në grevë njëorëshe javën e ardhshme
Kontrollerët e trafikut ajror – anëtarësia e SINKON-it, ka vendosur që të hyjë në grevë njëorëshe më 13 shkurt, si shenjë pakënaqësie për përjashtim nga Ligji për paga.
“Duke qenë se Ligji për Paga në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollerët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake dhe ambulatore në Kosovë”.
“Në ndërkohë si shenjë mirëbesimi nga SINKON-i, ndaj vullnetit të mirë për të zgjidhur këtë çështje, anëtarësia vendosi që të pezullojë ofrimin e shërbimit bazik që nënkupton ofrim të shërbimit të plotë. Në rast të mospërgjigjes së Institucioneve të Kosovës ndaj kërkesës tonë për përjashtim nga ligji i Pagave për shërbyes civil, atëherë masat sindikale dhe greva do të përshkallëzohen”, është thënë në komunikatën e Agjencisë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA).
/Epoka e re/