Kontrollet për identifikimin e punës së padeklaruar vazhdojnë në Gjakovë

18 mars 2024 | 13:14

Grupet e inspektorëve të ATK-së dhe Inspektoratit të Punës, shoqëruar nga zëvendësministri Agon Dobruna, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe kryeinspektori i IP-së, Hekuran Nikçi, kanë vizituar biznese në sektorët e gastronomisë dhe ndërtimtarisë.

Ministria e Financave ka njoftuar se inspektimet e përbashkëta do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. “Ftojmë punëdhënësit që të deklarojnë punëtorët e tyre, ndërsa punëtorët i ftojmë që të lajmërojnë punëdhënësin e tyre në rast se ky i fundit ka të angazhuar punëtorë të paformalizuar dhe pa kontrata pune”, ka njoftuar Ministria e Financave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë…