Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon 263 milionë euro dëm ekonomik në Shqipëri

06 shtator 2022 | 08:48

Dëmi ekonomik si efekt i parregullsive si dhe shkeljet e disiplinës financiare i kanë kushtuar buxhetit të shtetit në Shqipëri rreth 263 milionë euro, sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar – qershor 2022.

Auditimet e kryera kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 64 subjekte duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes: institucione qendrore, ministri dhe agjenci, njësi të vetëqeverisjes vendore, drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50 për qind të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.

“Gjatë periudhës janar – qershor 2022, KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 31.3 miliardë lekë [236 milionë euro] nga të cilat: 14.7 miliardë në fushën e të ardhurave dhe 16.6 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”, thuhet në raport.

Fusha e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore mban rekordin e dëmit pasuar nga prokurimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet…