Kontrollohen tri pompa në veri, pronarëve iu kërkohen licencat
Inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë zhvilluar kontrolle në tri pompa private në Zubin Potok.
Pronarëve të këtyre iu është kërkuar dokumentacioni i nevojshëm dhe licencat.
Kontrollat janë zhvilluar me pjesëmarrjen edhe të policisë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Inspektorët kanë kryer kontrolle në tre pompa private, kanë kërkuar nga pronarët leje pune dhe dokumentacion tjetër. Kontrollet në Zubin Potok kanë përfunduar dhe këto pompa nuk janë mbyllur”, tha Elshani.
Kontrollat do të vazhdojnë edhe në vazhdim.
Për një javë, institucionet e Kosovës ua vendosën drynin pesë pompave në katër komunat në veri të Kosovës.
Për tre të parat, dy në Zubin Potok dhe një në pjesën veriore të Mitrovicës, është konfirmuar se janë mbyllur për shkak të funksionimit pa licencë, ndërsa pjesa tjetër janë mbyllur të gjitha përkohësisht, për shkak të operimit të paautorizuar.
Tre nga këto pesë pika karburanti ishin pronë e kompanisë së naftës NIS Petrol.