Kontrollohet burgu i Dubravës, ministri Tahiri tregon arsyet
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se autoritetet e sigurisë kanë organizuar një kontroll në Qendrën Korrektuese në Dubravë për të evituar disa tentativa për furnizim të personave në vuajtje të dënimit me materiale të ndaluara.
“Masat tona parandaluese ndaj dukurive negative brenda qendrave korrektuese janë duke dhënë rezultate konkrete dhe padyshim se do të rrisin nivelin e sigurisë brenda sistemit korrektues. Sot është organizuar një kontroll në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në të cilin autoritetet përgjegjëse të sigurisë kanë evituar disa tentativa për furnizim të personave në vuajtje të dënimit me materiale të ndaluara”, ka shkuar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Tahiri ka theksuar se zbatimi i rendit dhe sigurisë brenda sistemit korrektues, është kusht i domosdoshëm për realizimin e mandatit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Ky aksion është në funksion të zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe politikave konkrete që kemi ndërmarrë për funksionimin sa më të mirë dhe profesional të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Krahas respektimit të të drejtave dhe dinjitetit të personave në vuajtje të dënimit, zbatimi i duhur i rendit dhe sigurisë brenda sistemit korrektues, është kusht i domosdoshëm për realizimin e mandatit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili ç’do ditë e më tepër po avancon drejt profesionalizmit, sigurisë dhe respektimit të integritetit të personave në vuajtje të dënimit. Policia e Kosovës edhe gjatë këtij aksioni dëshmoi edhe njëherë profesionalizmin e lartë të saj, për çfarë i falënderoj përzemërsisht”, ka shkruar Tahiri.
/Epoka e re/