Konventa e PDK-së mbahet nesër paradite
02 korrik 2021
| 16:57
Konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë do të mbahet nesër (e shtunë) nga ora 09:30 në hotelin “Emerald”.
Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.
Në konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.
Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në orën 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.